Boston ndal marshimin e Cleveland, Lakers “fluturojnë” në Perëndim, fitojnë Dallas e Denver

20 Nëntor 2024
8:17
Telesport
back button

Pas 15 fitoresh radhazi ka ardhur humbja e parë sezonale për Cleveland, që u mund 120-117 nga kampionët e Boston Celtics. Një ndeshje spektakolare dhe e ekuilibruar deri në fund, me shumë emocione e riavlitet.

Donovan Mitchell realizoi 35 pikë për Cavaliers, por që s’mjaftuan për të fituar. Te Boston u dallua kolektiviteti, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Shënuesi më i mirë për Celtics ishte Tatum me 33 pikë e 12 rebound.

Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 124-118 Utah Jazz, duke ngjitur shkallët në Perëndim. Dalton Knecht ishte surpriza e kësaj sfide, që realizoi 37 pikë për Lakers, mbështetur nga LeBron e Davis, me nga 26 pikë secili.

San Antonio fitoi 110-104 ndaj Oklahomës, sfidë ku për Spurs u dallua Barnes, autor i 20 pikëve. Nuk zhgënjen skuadra kampione e Denver, që mundi 122-110 Memphis, sfidë ku protagonist Jamal Murray me 27 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Cleveland, 120-117

Brooklyn – Charlotte, 116-115

Memphis – Denver, 110-122

Dallas – New Orleans, 132-91

San Antonio – Oklahoma, 110-104

Lakers – Utah Jazz, 124-118

Lajme të tjera

Lajmet e fundit