Florentino Perez sulmon Shqipërinë: “Pa votat e këtyre vendeve, Vini do të kishte fituar Topin e Artë”

24 Nëntor 2024
13:28
Telesport
back button

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, me rastin e asamblesë së ortakëve të klubit të zhvilluar sot, është kthyer të flasë për Topin e Artë të fituar nga Rodri kundër Vinicius Junior.

“Rodri është një futbollist i madh. Ka vlerësimin tonë, por do t’ju them diçka. Ai e meriton Topin e Artë, por nuk e meritonte këtë vit. E meritonte vitin e kaluar, kur City fitoi triplete-n”, ka thënë numri një i Real-it.

“Ka edhe gazetarë që kanë hequr dorë nga votimi për këtë çmim, si në rastin e finalndezit. Duhet të them se i jam mirënjohës.

“Pa votat e gazetarëve të vendeve si Uganda, Namibia, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do ta kishte fituar Topin e Artë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit