Juventus sakrifikon talentin 23-vjeçar për të siguruar paratë e nevojshme në merkaton e janarit

26 Nëntor 2024
9:55
Telesport
back button

Juventus kërkon të bëjë një merkato të mirë e të kujdesshme në janar, sidomos në mbrojtje, ku ka patur mjaft dëmtime. Natyrisht që kjo gjë kërkon edhe sakrifica, pasi paratë mund të vijnë nga shitja e një të riu me perspektivë si Nicolò Fagioli.

Sipas “Corriere Dello Sport”, mesfushori 23-vjeçar vlerësohet shumë në Premier League, ku disa skuadra “big” po e kërkojnë. Lojtari po luan rregullisht me bardhezinjtë dhe mund të ndjekë patriotin e tij Calafiori në kampionatin anglez.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me bardhezinjtë, të cilin e vlerësojnë lojtarin 20-25 milionë euro. Kjo shumë do të përdoret më pas në merkaton e janarit për të sjellë mbrojtësin e shumëpritur te skuadra e trajnerit Motta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit