Ka nisur java e dytë e Ligës Unike në basketboll për femra.
Në Vlorë, skuadra e Flamurtarit fitoi 66-58 ndaj Tiranës, në “derbin” shqiptar. Një ndeshje me rivalitet, komanduar gjatë gjithë kohës nga vlonjatet.
Flamurtari u shkëput gradualisht nga perioda në periodë, ndërsa bardheblutë ishin gjithnjë në ndjekje, pa mundur dot t’i përmbysin shifrat.
Ramos me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes. Për Flamurtarin kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të Ligës Unike, ndërsa prë Tiranan humbja e dytë.
Liga Unike-Femra, java e dytë
Flamurtari – Tirana, 66-58
Junior Moni Bau – Peja 03
Bashkimi – Partizani
Renditja: Flamurtari 3 pikë, Peja 2 pikë, Bashkimi 2 pikë, Partizani 2 pikë, Tirana 2 pikë, Junior Moni Bau 1 pikë.