Pas një periudhe të vështirë duket se Arsenal po rigjen ritmin e duhur, me dy fitore radhazi në pak ditë, në kampionat dhe Champions League. Një nga protagonistët e “topçinjve” mbetet Bukayo Saka, protagonist në dy këto takime.
Anglezi mendon se Europa është një kompeticion që i përshtatet më shumë Arsenal: “Ky është vendi ynë. E dinim që ndaj Sporting do të ishte e vështirë, por besuam të vetja dhe arritëm një fitore të madhe ndaj tyre”.
“Të gjithë ata që luajnë janë në formë dhe jam krenar që luaj me këta djem. Unë përpiqem të jap kontributin tim, duke shpresuar që të shënoj sa më shumë. Jemi të lumtur që lojtarët po rikthehen nga dëmtimet”, tha Saka.
Mesfushori me tipare sulmuese më së shumti i gëzohet rikthimit të Odegaard: “Martin është një lojtar i jashtëzakonshëm, është kapiteni ynë. Ndihet se sa shumë kuptohemi me të në fushë dhe shpresoj të mos ketë më probleme. Me të treguam se në çfarë niveli mund të luajmë”.