Ndeshja e dytë e Partizanit në basketboll për femra në Ligën Unike është mbyllur me humbje. Skuadra kryeqytetase u mund 73-70 nga Bashkimi, sfidë e luajtur në Kosovë.
Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat dueluan fort per fitoren, pa u shkëputur dot. Skuadra kryeyqytetase u përpoq deri në fund të fitojë, por pa mundur të triumfojë.
Thompson me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për skuadrën kosovare të Bashkimi, që udhëheq renditjen me 4 pikë të plota. Për Partizanin, kjo ishte humbja e parë në këtë turne.
Liga Unike-Femra, java e dytë
Flamurtari – Tirana, 66-58
Bashkimi – Partizani, 73-70
Junior Moni Bau – Peja 03
Renditja: Bashkimi 4 pikë, Partizani 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Peja 2 pikë, Tirana 2 pikë, Junior Moni Bau 1 pikë.