Mesfushori spanjoll Rodri, fituesi i Topit të Artë këtë vit, shpreson se do të luajë sërish këtë sezon. Më herët, ai ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe përflitet se ai nuk do të jetë gati deri në maj.
Gjithsesi, mesfushori i Manchester City ka thënë se është duke bërë një përparim të mirë në fazën e rikuperimin e tij pas operacionit. “Objektivi im është të rikthehem këtë sezon”, tha Rodri.
“Për sa i përket mentalitetit tim, do të jetë pozitive për mua që të mos heq dorë nga sezoni dhe ta konsideroj atë të mbyllur. Nuk dua të bëj asnjë gabim. Objektivi im është gjashtë apo shtatë muaj pushim”, tha spanjolli.
“Ekipi po kalon një moment të vëshrtirë, por jam i bindur se do të dinë ta përballojnë. Sezoni është i gjatë, ka kohë por të rikuperuar. Ndaj dhe unë synoj të jem gati par në fundin e tij, për të ndihmuar shokët në fitimin ne trofeve”, tha Rodri.