Napoli vijon të dominojë Serie A, duke u shkëputur 4 pikë nga Atalanta e vendit të dytë. Fitorja 1-0 ndaj Torino ka kënaqur trajnerin Antonio Conte, që i gëzohet sidomos marrjes së tri pikëve në një fushë të vështirë.
“Pavarësisht nga rezultati, jam i kënaqur me paraqitjen kundër një ekipi të mirë si Torino. Nuk është kurrë e lehtë të luash në këtë stadium. U treguam të aftë në menaxhimin e momenteve delikate dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë”, tha Conte.
“Për mua, fitorja 1-0 vlen po tri pikë, po aq sa çdo fitore me rezultat tjetër. Ishte aftësia e portierit të tyre që na pengoi të shënonim më shumë gola. Gjithsesi, po punojmë shumë për të qenë më të saktë para portës dhe jam i lumtur“, shtoi Antonio Conte.
Më tej, trajneri Conte komentoi: “Ekipet që duhet të arrijnë në krye të tabelës dhe fitojnë titullin duhet të jenë solide, të forta dhe të strukturuara. Duhet të kuptojnë momentet e ndeshjes në të cilat duhet të balancohen dhe të menaxhojnë”.
“Kur të kesh mundësinë të mbyllesh dhe të qëndrosh në 1-0, duhet t’i kushtosh vëmendje detajeve, sepse mjafton një goditje e lirë ose një goditje e vendosur për të pasur probleme”, vazhdoi më tej Conte.