Flamurtari fiton në “frymën e fundit” ndaj Tiranës, Partizani mposht Studentin në derbi

7 Dhjetor 2024
18:42
Telesport
back button

Jaë luajtur ndeshjet e javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Në “Fahrie Hoti”, Flamurtari fitoi 55-54 ndaj Tiranës në një ndeshje të hapur deri në sekondën e fundet. Të dyja ekipet dueluan për fitoren, që i buzëqeshi vlonjateve.

Një ndeshje me hope nga ana e të dyja skuadrave, që mbrojtën mirë dhe bënë mjaft gabime në sulme. Bardheblutë patën edhe shansin të barazonin, por gabuan. Ramos me 27 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, duke realizuar gjysmën e pikëve. Tani të dyja ekipet kryesojnë renditjen me pikë të barabarta.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizanit fitoi 79-72 derbin kryeqytetas ndaj Studentit, duke mbajtur ritmin e ekipeve më të mira në kampionat. Dick me 17 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, ndërsa për Studentin u dalluan Gjergji e Apiyo me nga 24 pikë secila.

Fitore të rëndësishme korri në sekondat e fundit Teuta, që mundi 73-71 Vllazninë në Shkodër. Për vendaset u dallua Rreshpja me 34 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për durrsaket u dalluan Bryant me 26 pikë e Jace me 22 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 8-të

Partizani – Studenti, 79-72

Vllaznia – Teuta, 71-73

Tirana – Flamurtari, 54-55

Elbasani (pushim)

Renditja: Tirana 13 pikë, Flamurtari 13 pikë, Partizani 12 pikë, Vllaznia 10 pikë, Studenti 9 pikë, Teuta 9 pikë, Elbasani 6 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit