Chelsea po shkëlqen me trajnerin Enzo Maresca, që dje fitoi 4-3 në fushën e Tottenham në derbin londinez. Tashmë skuadra e “blues” është e vetme në vendin e dytë, 4 pikë pas Liverpool, që nuk luajti këtë fundjavë.
“Kjo fitore është për tifozët. Unë thashë këtë javë se ne po punonim për t’i bërë ata të lumtur dhe tani ata mund të jenë të lumtur”, u shpreh trajneri italian, që qëndron me këmbë në tokë për sa i parket objektivave madhorë.
“Arsenal, City dhe Liverpool janë ende më last se ne. Chelsea nuk është ende gati, jemi larg këtyre skuadrave, por fokusohemi ditë pas dite dhe përpiqemi të përmirësohemi si ekip”, tha Maresca.
Sërish protagonist ishte Cole Palmer, autor i dy golave me penallti: “Unë e njoh Cole për një kohë të gjatë dhe gjithmonë i besoj atij, në çdo aspekt. Ai është një person fantastik. Ai ende po mëson të luajë, po përmirësohet dhe po shënon gola”