Humbja në “Old Trafford” ndaj Nottingham Forest tregoi se ndryshimi i trajnerit ende nuk ka sjellë atë që pritet te Manchester United. Skuadra nuk po arrin të ketë qëndrueshmëri dhe kjo është ajo që kërkon trajneri Rúben Amorim.
“E dija që në fillim se do të ishte e vështirë edhe pse shpresoja të kishim korrur diçka më shumë deri më tani. Kjo humbje ndaj Forest ishte e evitueshme, nuk duhej të ishim sjellur në fushë ashtu në fundin e ndeshjes”, tha Amorim.
“Na mungon qëndrueshmëria si brenda 90 minutave ashtu dhe nga ndeshja në ndeshje. Për fat të keq nuk kam shumë kohë të përgatis skuadrën me gjëra të reja, pasi luajmë cło tri ditë dhe në këto momente rëndësi ka rikuperimi fizik i lojtarëve”, shtoi portugezi.
Në fund, Amorim thotë: “Më vjen keq që tifozët duhet të vuajnë, por duhet të kuptojnë se edhe ne që zbresim në fushë po e përjetojmë këtë zhgënjim. Gjërat do të ndryshojnë gradualisht, për këtë jam i sigurtë ndaj dhe rezultatet do të vijnë po gradualisht”.