Besëlidhja mundi thellë 106-65 Teutën në finalen e tretë play off në basketboll për meshkuj dhe tashmë është një fitore larg titullit të parë kampion në histori. Skuadra lezhjane udhëheq 3-0 me ndeshje dhe sheh titullin shumë pranë.
Sfida e luajtur në “Feti Borova” nuk pati histori dhe diferenca me 41 pikë flet qartë për diferencat mes dy skuadrave në fushë. Teuta thuajse ishte inekzistente në fushë, pa nerv e grintë, ndoshta e dorëzuar, duke ia lehtësuar punën Besëlidhjen.
Lezhjanët u shkëputën 28-17 që në periodën e parë dhe udhëhiqnin 51-28 në mbyllje të 20 minutave të para. Kjo e ktheu 20-minutëshin e dytë në një formalitet, ku rezultati u thellua edhe më shumë. Ndeshja u mbyll 106-65 për Besëlidhjen, që festoi me fansat e saj.
Julian hamate me 30 pikë ishte lider në fushë për lezhjanët, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Memçaj për durrsakët. Më 25 maj, në Durrës, Besëlidhja ka shansin e parë për t’u shpallur kampion (titullin e merr skuadra që fiton 4 nga 7 finalet play off).