Havertz: Jemi ekip i ri dhe luajmë bukur, vuajmë shumë kur nuk arrijmë dot të fitojmë

10 Dhjetor 2024
9:10
Telesport
back button

Pas barazimit zhgënjyes në Premier League ndaj Fulham, që ndali disi ritmin e Arsenal, tashmë “topçinjtë” do të përballen me Monaco në Champions League. Skuadra londineze kërkon fitoren për të siguruar një kualifikim direkt në raundin tjetër.

Në ekipin tonë askush nuk dëshiron të humbasë”, deklaroi sot sulmuesi Kai Havertz, i zhgënjyer pas barazimit të fundit. “Ne luajmë kaq shumë lojëra të bukura sa na vjen keq kur dalim nga fusha me një barazim apo humbje”, u shpreh gjermani.

Edhe pse kam më shumë se një vit që jam këtu ndihem sikur kam shumë kohë. Ndihem rehat, si në shtëpi. Jemi një grup lojtarësh, bashkë me trajnerin, që duam të ndërtojmë dhe arrijmë diçka të madhe për klubin e tifozët”, shtoi Kai Havertz.

Duke folur për këtë sezon, ai tha: “Periudha tetor-nëntor ishte pak e vështirë për ne. Luajmë kaq shumë ndeshje jashtë fushe, disa lojtarë udhëtuan në Amerikën e Jugut dhe ishte e vështirë për të gjithë ne”.

Por ne jemi shumë të lumtur që jemi rikthyer së bashku. Do të jemi këtu për 4 muaj dhe të gjithë janë gati për të dhënë dhe marrë maksimumin nga të gjitha ndeshjet. Duhet ta bëjmë këtë që nga sfida e radhës në Champions”, tha Havertz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit