“Është poshtëruese të pësosh 3 gola në shtëpi ndaj Forest, ky ekip ka mundësi për më tepër”

10 Dhjetor 2024
10:58
Telesport
back button

Ne të gjithë duhet të bëjmë më mirë”. Është ky mesazhi që ka dhënë sot për mediat sulmuesi danez i Manchester United, Rasmus Hojlund. “Djajtë e kuq” do të jenë të enjten në fushë për ndeshjen e Europa League ndaj Viktoria Plzen.

Danezi u shpreh se skuadra ndihet e shkatërruar psikologjikisht pas humbjes 2-3 ndaj Nottingham Forest në kampionat. “Është e besdishme të pranosh faktin se ke pësuar 3 gola nga Forest në shtëpi”, shtoi Hojlund.

Ishin disa gola irritues, mund të thuash. Ne duhet të bëjmë më mirë, të gjithë ne, pa përjashtim. Nuk janë vetëm individë. Ne të gjithë duhet të bëjmë më mirë dhe në ndeshjen e fundit mund të kishte qenë shumë, shumë më mirë”, tha Hojlund.

Është pak e bezdisshme të pësosh gola të tillë, sapo nis secila pjesë loje. Mendoj se ne luajmë mirë në pjesën e parë. Padyshim që duhet të bëjmë më shumë, pasi në atë ndeshje mund të kishim marrë të paktën një pikë”, tha sulmuesi danez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit