Arsenal nuk lejon mbrojtësin të largohet në janar, do ta mbyllë sezonin nën urdhërat e Arteta

10 Dhjetor 2024
13:36
Telesport
back button

Edhe pse është aktivizuar pak këtë sezon me fanellën e Arsenal, vetëm në 12 ndeshje, mbrojtësi polak Jakub Kiwior nuk do të largohet nga “Emirates” në merkaton e janarit.

Trajneri Mikel Arteta ka vënë veton për të mbajtur mbrojtësin polak të paktën deri në fund të sezonit. 24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2028 me “Topçinjtë”.

Sipas “Daily Mirror” edhe pse Kiwior ka kërkesa nga klube të ndryshme, kryesisht nga Italia, ku ka luajtur edhe më parë, ai nuk do të largohet. Klubi londinez ka vendosur të refuzojë të gjitha kërkesat për huazim të lojtarit.

Problemet e shumra me dëmtimet që Arsenal ka patur në mbrojtje këtë sezon ka detyruar klubin londinez të marrë këtë vendim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit