NBA: Boston fiton dhe kualifikohet, Dallas kalon Clippers 

2 Maj 2024
18:30
Denis Hakanaj
back button

Në play-off-et e NBA, Bostoni ka mposhtur Heat në ndeshjen 5 dhe është skuadra e parë nga Konferenca e Lindjes që ka kaluar raundin e parë.

Në TD Garden ka përfunduar 118-84 në favor të Celtics, duke mbyllur kështu serinë në 4-1.

Sidoqoftë, në Perëndim, Dallas Mavericks, të udhëhequr nga një super Luka Doncic, ka dominuar në Los Angeles kundër Clippers (123-93) dhe kanë kaluar në epërsi 3-2, duke patur një “match point” në ndeshjen e 6-të në Teksas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit