E bujshme!!! Pochettino qëndron në Angli, gati të drejtojë kombëtaren nëse ikën Southgate

23 Maj 2024
9:11
Telesport
back button

Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino është gati të nisë një aventurë të tretë në Angli. Këtë herë jo në stolin e ndonjë skuadre, por të drejtojë kombëtaren e “3 luanëve”.

Sipas “Daily Telegraph”, Federata Anglese (FA) po shqyrton mundësinë t’i japë Pochettino drejtimin e kombëtares nëse trajneri aktual Gareth Southgate jep dorëheqjen pas përfundimit të Europianit.

Kontrata e Southgate me kombëtaren skadon pas përfundimit të Euro 2024, ndërkohë që edhe më herët ai ka qenë pranë largimit. Pas botërorit të fundit u përfol lamtumira, por ai qëndroi.

Pochettino u largua nga detyra e trajnerit të Chelsea vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që në Premier League ka drejtuar edhe Tottenham. Gjithçka është e mundur, por fillimisht do të shihet Euro 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit