Sukses i ngushtë për Liverpool në fushën e Girona, që fitoi 1-0 falë një goli me penallti nga Salah. Gjithsesi, një fitore dhe tri pikë të arta për “reds”, që mbeten të pamposhtur në Champions League, duke u kualifikuar për në raundin tjetër.
“Më vjen keq prë Girona, janë një ekip shumë cilësor dhe meritojnë shumë më tepër se tre pikët që kanë deri tani. Ata patën një plan të mirë loje ndaj nesh, por ne kishim një portier shumë të mirë”, tha Arne Slot, trajneri i Liverpool.
Trajneri holandez u fokusua te portieri brazilian, i rikthyer në fushë dje pas dy muajsh pushim për shkak dëmtimi. “Alisson dje nuk dukej si dikush që kishte qenë jashtë fushës për dy muaj”, tha Slot.
“Unë bëra shaka me lojtarët se ndoshta donin të shihnin se sa i gatshëm ishte sepse e lanë të bënte kaq shumë pritje. Por ai tregoi pse unë gjithmonë them se ai është numri një i skuadrës tonë. I pazëvendësueshëm”, shtoi Arne Slot.