Jude Bellingham, mesfushori me tipare sulmuese i Real Madrid, ishte protagonist në fitoren 3-2 që “los blancos” arritën në Bergamo ndaj Atalantës në Champions League. Ai realizoi golin e tretë për spanjollët.
“Është një ndjenjë lehtësimi të rikthehesh në Madrid me fitore nga ajo transfertë e vështirë. Ishte vërtet e rëndësishme për ne që të merrnim tre pikë ndaj Atalanta, për shumë arsye”, tha Bellingham.
“Është e rëndësishme që shënuam të gjithë, unë, Mbappe e Vini. Por më shumë rëndësi ka që fituam, pasi barazimi nuk do të vlente për asgjë. Në pjesën e dytë u mbrojtëm mirë dhe u shpërblyem me fitore”, shtoi anglezi.
Më tej, ai tha: “Tani të ulim kokën e të vazhdojmë të punojmë, pasi kjo fitore na jep besim, motivim dhe dëshirë për të bërë edhe më mirë. Jemi ende herët për të folur për objektiva të humbur apo fituar, ato dihen se cilat janë”.