Sërish telashe për trajnerin Fonseca, pasi Milani humbet një tjetër lojtar në mesfushë për shkak dëmtimi. Pas Jovic, Pulisic, Loftus-Cheek dhe Musah, dje u ndal edhe Noah Okafor.
Zvicerani nuk u aktivizua në ndeshjen e Champions League kundër Crvena Zvezda për shkak të një dhimbjeje të bezdisshme në pjesën e poshtme të shpinës. Ndërkohë që, ai hyri në fushë në fundin e ndeshjes ndaj Genoa.
Por kur skuadra u rikthyer dje për stërvitjen në Milanello ai u detyrua të ngrejë sërish “flamurin e bardhë”. Sipas klubit, Okafor pësoi një dëmtim muskulor, konkretisht në pulpë, i njëjti problem si Pulisic.
Okafor është aktivizua në total në 16 ndeshje këtë sezon me fanellën kuqezi, por vetëm në 5 raste ka qenë titullar (ka realizuar një gol ndaj Torino dhe ka luajtur në 11 ndeshje në kampionat).