Mourinho prish planet e Juventusit dhe Barcelonës, Real Madrid futet në garë për 31-vjeçarin më të kërkuar në merkato

7 Qershor 2026
18:19
Telesport
back button

Bernardo Silva ka pranuar që Barcelona është një opsion për të ardhmen e tij, por ai ende nuk ka vendosur. Po ashtu një tjetër klub i madh i interesuar për shërbimet e portugezit është edhe Juventus.

Megjithatë, situata për të ardhmen e Bernardo Silva mund të ndryshojë direkt nëse Florentino Perez fiton zgjedhjet presidenciale sot te Real Madrid dhe Jose Mourinho konfirmohet si trajneri i ri.

Sipas Diario AS, Bernardo Silva është në listën e përforcimeve që Jose Mourinho ka kërkuar nga Perez për të ndërtuar një ekip fitues. Dhe pikërisht në hezitimin e Bernardo Silva për të zgjedhur ekipin e ri para Kupës së Botës, duket se qëndron interesi i fshehur i Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit