Juventusi, “dhëmbë për dhëmbë” me CR7. Kundërshton pagesën prej 9.8 milionë euro

24 Maj 2024
8:06
Alfred Lleshi
back button

Më 17 prill, Juventusi u dënua të kompensonte 9.8 milionë euro, plus interesat, për Cristiano Ronaldon. Kjo ka të bëjë me marrëveshjet e brendshme private për pagat e klubit të Juventusit në epokën e Covid-19, por që atëherë kishte rezervuar të drejtën për të apeluar në zyrat ligjore më të përshtatshme.

Klubi bardhezi ka vendosur ta apelojë vendimin e Bordit të Arbitrazhit, duke besuar se nuk ka asnjë detyrim të pashlyer ndaj yllit portugez. “Zonja e Vjetër”, me mbështetjen e avokatëve të vet, po shqyrton vendimin e Kolegjit të Arbitrazhit, duke rezervuar çdo vlerësim dhe iniciativë për mbrojtjen e të drejtave të saj.

Ronaldo, lojtar i Juventusit nga viti 2018 deri më 2021, i kishte kërkuar klubit bardhezi 19.5 milionë euro, borxhe të ngrira për shkak të bllokimit prej pandemisë. Mosmarrëveshja kishte të bënte me disa pagesa mujore që lojtari nuk i kishte marrë për shkak të reduktimeve të shpenzimeve. Me këtë vendim për ta vijuar betejën ligjore, Juventusi konfirmon qëndrimin e vet, i bindur se ka vepruar drejt ndaj lojtarit portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit