Boston nuk toleron në fushën e tij, fiton edhe finalen e dytë ndaj Indiana

24 Maj 2024
8:16
Telesport
back button

Boston Celtics i shfrytëzon në maksimum dy ndeshjet e para finale play off të luajtura në fushën e tij, duke i fituar të dyja. Sot, ekipi i Celtics mposhti 126-110 Indiana, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve në Konferencën e Lindjes në NBA.

Takimi u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që këtë herë e patën më të lehtë fitoren. Jaylen Brown me 40 pikë ishte protagonist i sfidës për Boston, që u mbështet edhe nga Tatum e White, me nga 23 pikë secili.

Këtë herë Indiana ishte larg paraqitjes së dy ditëve më parë, duke qenë vazhdimisht në ndjekje. Paskal Siakam me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, por që s’mjaftuan. Indiana do të luajë në fushën e saj dy sfidat e radhës.

Konferenca e Lindjes-Finale – Play off

Boston – Indiana, 126-110 (2-0)

Konferenca e Perëndimit-Finale – Play off

Minnesota – Dallas, (0-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit