Janë luajtur takimet e javës së 10-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione e mbylli në vendin e parë, e pamposhtur, duke fituar 91-59 ndaj Tiranës në ndeshjen e fundit të këtij viti.
Një ndeshje pa histori, komanduar nga djemtë e ekipit lezhjanë, që u shkëputën në periodën e dytë dhe më pa administruan avantazhin deri në fund. Pesë lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e 13 rebound të Hysenagollit për bardheblutë.
Në Shkodër, ekipi i Vllaznisë fitoi 97-86 ndaj Apolonisë, takim i vendosur pas kohës shtesë. Fierakët, edhe pse arritën të ekuilibrojnë ndeshje në kohën e rregullt, në shtesë gabuan. Amerikanët Wright dhe Aalton realizuan 52 pikë së bashku për shkodranët.
Fitore të rëndësishme për renditje korri edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 87-71 Kamza Basket. Durrsakët u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, po u dallua Poëell me 30 pikë.
Superliga-Meshkuj, java e 10-të
Teuta – Kamza Basket, 87-71
Vllaznia – Apolonia, 97-86
Besëlidhja – Tirana, 91-59
Renditja: Besëlidhja, 20 pikë, Teuta 16 pikë, Apolonia 14 pikë, Vllaznia 14 pikë, Tirana 13 pikë, Kamza Basket 13 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 10-të
Fieri Basket – Pogradeci, 79-72
Skënderbeu – Flamurtari, 82-63
Elbasani – Partizani, 130-105
Renditja: Elbasani 20 pikë, Partizani 18 pikë, Fieri Basket 15 pikë, Skënderbeu 14 pikë, Flamurtari 13 pikë, Pogradeci 10 pikë.