Atletico Madrid ka befasuar të gjithë duke marrë kreun e renditjes në La Liga, diçka që nuk mendohej pak muaj më parë, kur Barcelona dominonte. Por fitorja 2-1 në fushën e katalanasve ka bërë që skuadra “colchoneros” të ëndërrojë për titullin këtë sezon.
Ai që beson te kjo është portieri Jan Oblak: “Që kur kam ardhur këtu nuk kisha fituar kurrë në fushën e Barcelonës. Më në fund e arritëm. Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, por në në fund morëm 3 pikë. Le të vazhdojmë në këtë rrugë.”
“Kampionati është shumë i gjatë. Kjo ndeshje nuk është thelbësore, por na dha 3 pikët të arta dhe shanset tona tani janë ende të larta. Ishte e rëndësishme të fitonim, por ka dy skuadra shumë të mëdha si Real e Barça që synojnë titullin ashtu si ne”, tha Oblak.
Në fund, portieri ka këshillën se si skuadra të duelojë për trofeun: “Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Para një muaji e gjysmë ishim shumë larg, ndërsa tani jemi të parët. Shpresojmë të qëndrojmë në këtë zonë dhe të mos zbresim”.