Mancini kërkon të rikthehet si trajner, pret një mundësi: Diçka do të ndodhë, është çështje kohe

23 Dhjetor 2024
10:24
Alfred Lleshi
back button

“Askush nuk më ka kontaktuar, por diçka do të ndodhë, është thjesht çështje kohe”. Këto janë fjalët e ish-trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini, i cili kohët e fundit është përfolur për mundësinë e marrjes së drejtimit të Romës dhe Milanit, pas largimit nga Arabia Saudite.

Ai thekson edhe një herë se largimi nga kombëtarja ishte një gabim i madh. “Nuk do ta bëja më atë zgjedhje për arsye teknike, për arsye futbolli, sepse stërvitja e kombëtares është gjëja më e bukur. Jo, nuk do ta bëja më, – tha ai në një intervistë ekskluzive për “Tg1”.

– Ndoshta nuk jemi kuptuar, ndoshta po të kishim biseduar më shumë do të kishte shkuar ndryshe, – shtoi ish-trajneri axurr, duke iu referuar presidentit të FIGC, Gabriele Gravina. – Sidoqoftë, unë nuk kam asnjë kundërshti ndaj presidentit”.

Po ashtu, Mancini shtoi: “A jam më i kujdesshëm për paratë sesa për fanellën? Historia ime flet qartë, kush nuk e di, mjafton të shkojë dhe ta lexojë, pastaj mund të flasë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit