“Situatë e vështirë”, Amorim për yllin e ekipit: Tani dua ta harroj  atë intervistë

25 Dhjetor 2024
9:19
Telesport
back button

Ruben Amorim ka lënë jashtë skuadrës Marcus Rashford për tri ndeshjet e fundit të Manchester United.

Lajmin e bënë edhe deklaratat e sulmuesit, i cili shpjegoi se ishte gati për një sfidë të re dhe kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit të Djajve të Kuq, i cili pranoi për Sky Sports:

“Është një situatë e vështirë. Unë e kuptoj që këta lojtarë kanë shumë njerëz rreth tyre, të cilët marrin vendime që nuk janë ideja e parë e lojtarit.

“Unë jam gjithmonë këtu për të ndihmuar Marcusin si çdo lojtar tjetër. Unë duhet të bëj atë që duhet të bëj. Ata zgjodhën të bëjnë intervistën sepse nuk ka të bëjë vetëm me Marcusin. Unë e kuptoj këtë”.

– A do të jetë ai në ndeshjet e radhës?

“Si trajner fokusohem në paraqitjen dhe mënyrën se si stërvitemi. Pjesa tjetër, është më mirë për mua dhe klubin të merremi me të kur të vijë koha.

“Për momentin jam i fokusuar në përmirësimin e Marcus dhe ne kemi nevojë për një djalë të talentuar si Marcus. Tani dua ta harroj intervistën dhe shoh se çfarë bën ai në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit