Lakers ngjitin shkallët në Perëndim, fitojnë edhe Oklahoma, Chicago e Golden State

29 Dhjetor 2024
9:51
Telesport
back button

Lakers ngjitet në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 132-122 ndaj Sacramento. Davis realizoi 36 pikë e 15 rebound për Lakers, mbështetur nga Reaves me 26 pikë.

Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që mundi 109-105 Phoenix në një ndeshje të dueluar deri në fund. Kuminga me 34 pikë sërish protagonist për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Durant.

Oklahoma mbetet lider në Perëndim, duke mposhtur sot 106-94 Charlotte jashtë fushe. Të gjithë titullarët e Oklahomës realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen sërish Milwaukee, që u mund 116-111 nga Chicago.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Oklahoma, 94-106

Washington – New York, 132-136

Chicago – Milwaukee, 116-111

Golden State – Phoenix, 109-105

Denver – Detroit, 134-121

Utah Jazz – Philadelphia, 111-114

Portland – Dallas, 126-132

Lakers – Sacramento, 132-122

Lajme të tjera

Lajmet e fundit