Shkarkimi i Fonseca-s nga Milan-i u lajmëruar të dielën në mbrëmje, por ishte vendosur prej disa muajsh. Tani është zbuluar klauzola që vendosi fatin e portugezit.
Paulo Fonseca u bë trajner i Milan-it në qershorin e 2024-ës. Dhe në të njëjtin moment trajneri është shkarkuar virtualisht.
Marrëdhënia me drejtuesit e klubit nuk ka qenë kurrë e mirë dhe kjo tregohet nga klauzola e pranishme në kontratë që sqaron pozicionin e klubit ndaj trajnerit.
Sipas calciomercato.com, në kontratën e Fonseca-s ekziston një klauzolë që e lejon Milan-in të paguajë vetëm një vit të kontratës në rast të një shkarkimi të trajnerit brenda gjashtë muajve të parë në drejtim të skuadrës.
Kjo do të thotë se vendimi për shkarkimin e teknikut nuk ka qenë i rastësishëm, por një lëvizje e pastër ekonomike.
Vendin e Fonseca-s do ta marrë Sergio Conceiçao, i cili do ta nisë aventurën e tij një Superkupën e Italisë, kundër Juventus-it, për të provuar të shkruajë menjëherë një faqe të madhe të historisë.







