Tjetër fitore në sekondat e fundit për Dallas Mavericks, që sot mundi 109-108 Minnesota jashtë fushe dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve play off në Konferencën e Perëndimit.
Ekipi i Dallas i fitoi të dyja ndeshjet e luajtura jashtë fushe, duke befasuar me paraqitjet e tij dhe tashmë pret më i qetë dy përballjet e radhës, që do t’i luajë para publikut të tij.
Sfida e sotme ishte e ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Luka Doncic me një “triple double”, 32 pikë, 10 rebound e 13 asist, ishte lider në fushë për teksanët, mbështetur edhe nga Irving me 20 pikë.
Në kahun tjetër, për Minnesota, u dalluan Reid me 23 pikë e Edwards me 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Dy humbje që mund t’i kushtojnë shtrenjtë skuadrës.
Konferenca e Lindjes-Finale – Play off
Boston – Indiana, (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Finale – Play off
Minnesota – Dallas, 108-109 (0-2)







