Ekipi i Denver fitoi sot 122-111 në fushën e San Antonio. Ndeshje fantastike për Nikola Jokic, që realizoi 46 pikë e 10 asist për miqtë. Sukses që ngjit Denver në vendin e katërt në Perëndim.
Fiton edhe skuadra e Golden State, që mundi 121-113 Memphis, ndeshje ku u dallua Andrew Wiggins me 24 pikë. Ndërkohë që, 46 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit për vendasit.
Humbja e dytë radhazi për Milwaukee, që në fushën e tij u mund 105-102 nga Portland. Të gjithë titullarët e ekipi mik realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Antetokounmpo.
Zhgënjen Miami, që u mund 136-100 nga Utah Jazz (Sensabaugh 34 pikë nga stoli), nërsa Philadelphia mundi 123-94 Brooklyn (Embiid 28 pikë e 12 rebound).
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – Philadelphia, 94-123
Detroit – Minnesota, 119-105
Indiana – Phoenix, 126-108
Chicago – New York, 139-126
Miami – Utah Jazz, 100-136
Milwaukee – Portland, 102-105
San Antonio – Denver, 111-122
Golden State – Memphis, 121-113
Clippers – Atlanta, 131-105







