Lazio nuk iu ndahet shqiptarëve, i vihet pas 21-vjeçarit kuqezi

8 Janar 2025
17:16
Telesport
back button

Lazio është duke kërkuar një mesfushor qëndror që do ta ndihmonte shumë trajnerin Marco Baroni për të kryer rotacionet e tij.

Synimi kryesor i klubit bardhekaltër është Jacopo Fazzini, por duket një mision i vështirë për t’u arritur brenda merkatos së janarit duke parë kushtet vendosura nga Empoli.

Sipas Corriere della Sera, një ndër emrat favorit për t’u veshur bardhekaltër është edhe ai i mesfushorit kuqezi që luan te Lecce, Medon Berisha.

Transferimi te Lazio do të ishte një hap i madh në karrierë për 21-vjeçarin kuqezi, aty ku do të gjente shokë skuadre edhe Elseid Hysaj. Kujtojmë se Berisha ka qenë i ftuar nga Sylvinho në ndeshjet e fundit të Kombëtares, por nuk ka pasur shumë minuta aktivizimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit