Merr fund “dashuria” mes Uzunit dhe Granadës! Sulmuesi kuqezi refuzon të dalë në stërvitje, ka një arsye të fortë

9 Janar 2025
15:56
Telesport
back button

Vetëm pak javë më parë, Myrto Uzuni u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Granada-s dhe dukej se mes klubit dhe lojtarit kishte një marrëdhënie shumë të mirë dhe bashkëpunimi do vazhdonte gjatë, por gjërat kanë ndryshuar.

Sulmuesi beratas që pas rikthimit nga festa e Krishtlindjeve refuzon të dalë në stërvitje me klubin.

Kjo gjë është konfirmuar dhe nga trajneri Fran Escriba, i cili pohon se shqiptari nuk pranon të sërvitet dhe për sa kohë ndodh kjo gjë, ai nuk e llogarit si pjesë të formacionit dhe duhet të bëjë pa të.

Arsyeja e krisjes së harmonisë që ekzistonte mes dy palëve deri para Krishtlindjeve ka të bëjë me merkaton. Uzuni ka në duar ofertën e FC Austin, pjesë e MLS-së, që është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për kartonin e shqiptarit.

Klubi amerikan i ofron dyfishin e pagës që merr te Granada, duke i dhënë 1.5 milion euro në sezon. Në anën tjetër, Granada nuk dëshiron të heq dorë prej sulmuesit shqiptar, pasi është pika e referimit të ekipit dhe largimi i tij do të krijonte një boshllëk të madh në mes të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit