Pavarësisht se ishte një ndeshje pa ndonjë rëndësi të madhe, Franca dhe Anglia dhuruan spektakël në “finalen e vogël” mes tyre, ku në fund tirumfuan “Tre Luanët” me rezultatin 4-6.
Edhe pse dha dy asiste në këtë takm, Michael Olise nuk e fshehu mërzitjen në fund të ndeshjes, pas disa rasteve të pastra të humbura në pjesën e dytë dhe sidomos rastit të pafalshëm të humbur në minutën e 81-të, që do të kishte sjellë barazimin 4-4 të shifrave.
Olise është lojtari i vetëm në histori që ka dhënë 7 asiste në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, por as ky rekord duket se nuk e lë të kënaqur anësorin francez. Tifozët, por edhe ai vetë priste më shumë prej tij këtë Botëror. Paraqitja e tij në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, ishte e gjitha për t’u harruar.
Trajneri Didier Deschamps konfirmoi se iu desh të fliste me Olise-n për t’i ngritur moralin në fund të ndeshjes dhe se anësori nuk mund t’i mbante dot lotët për shkak të zhgënjimit që kishte me veten.







