Tashmë nuk ka vend për dyshime. Pas dështimit në sezonin e kaluar, Alejandro Garnacho do të largohet përfundimisht nga Chelsea, pas vetëm një viti pas transferimit në verën e kaluar nga Manchester United, për 46 milionë euro.
Fabrizio Romano zbulon se anësori argjentinas dëshiron të transferohet te Roma. Klubi verdhekuq e ka objektiv parësor transferimin e Garnacho-s këtë verë.
Chelsea po kërkon një transferim të përhershëm, ndërsa klubi italian dëshiron një huazim me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm. Megjithatë, nuk përjashtohet aspakqë të arrihet marrëveshja mes palëve shumë shpejt.
Garnacho luajti 43 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e kaluar, kryesisht si zëvendësues, duke kontribuar me tetë gola dhe katër asiste. Largimi i Garnacho-s është i pashmangshëm këtë verë, pasi argjentinasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xabi Alonso dhe duhet të gjejë me patjetër një destinacion të ri.







