Messi i kërkon Beckham të sjellë tek Inter Miami ish-shokun e tij te Barcelona

19 Korrik 2026
12:35
Telesport
back button

Pavarësisht se për momentin është i fokusuar i gjithi te finalja e sotme e Kupës së Botës, Spanjë-Argjentinë, Lionel Messi nuk e harron klubin e tij, Inter Miami.

Fichajes zbulon se Messi i ka kërkuar pronarit të Inter Miami, David Beckham, transferimin e Pedro Rodriguez, me të cilin ka luajtur dikur te Barcelona në kohët e arta.

Pasi e mbylli me Lazion në fund të sezonit të kaluar, ku kontriboi me me 5 gola dhe dy asiste, Pedro është tashmë një lojtar i lirë në treg dhe transferimi i tij i mundshëm drejt Inter Miami, do të ishte pa ndonjë kosto.

Duke qenë se dëshirat e Messit janë “urdhër” për Beckham, është pothuajse e sigurt që Pedro do të jetë shumë shpejt lojtari i ri i Inter Miami.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit