Cleveland nuk njeh rivalë në NBA, sfida e Lakers ndalet nga zjarret, fitojnë Golden State e Miami

10 Janar 2025
8:29
Telesport
back button

Kryesuesit e Cleveland nuk ndalin marshimin e tyre këtë sezon në NBA, duke fituar sot 132-126 ndaj Toronto, duke prekur kuotën e 33 fitoreve. Darius Garland me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për Cavaliers.

Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që falë një loje të mirë kolektive mundi 107-104 Detroit. Ndërkohë, zjarrjet që kanë pushtuar Los Anxhelos, tashmë në gjendje të jashtëzakonshme, kanë sjellë anullimin e ndeshjes mes Lakers dhe Charlotte.

Në takimet e tjera, Miami fitoi 97-92 në fushën e Utah Jazz, sfidë ku protagonist ishte Tyler Herro me 23 pikë. Fiton edhe ekipi i Dallas, 117-111 ndaj Portland, sfidë ku Jaden Hardy realizoi 25 pikë për teksanët.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Toronto, 132-126

Detroit – Golden State, 104-107

Orlando – Minnesota, 89-104

Memphis – Houston, 115-119

Dallas – Portland, 117-111

Phoenix – Atlanta, 123-115

Utah Jazz – Miami, 92-97

Lakers – Charlotte, e shtyrë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit