Gjimshiti dhe Ismajli lanë fushën e lojës të dëmtuar në fundjavë, mësohet gjendja reale e dy kuqezinjve

13 Janar 2025
16:31
Telesport
back button

Viti 2025 ka nisur me dëmtime për disa nga lojtarët e Kombëtares kuqezi. Armando Broja pas rikthimit nga dëmtimi u dëmtua sërish në mesjavën kaluar dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Gjimshiti dhe Ismajli lanë fushën e lojës të dëmtuar në ndeshjet e tyre në fundjavë. Mbrojtësi që luan tek Atalanta u largua në minutën e 25′ pas përplasjes kokë më kokë me kundërshtarin në ndeshjen kundër Udinese-s.

Gjimshiti doli i gjak*sur nga fusha dhe frika për një dëmtim serioz ishte e madhe, por sot mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një lëndim sipërfaqësor dhe mbrojtësi kuqezi do jetë i gatshëm për Gasperinin për ndeshjen e ardhshme.

Ardian Ismajli po ashtu u largua nga fusha e lojës në minutën e 20′ në humbjen e Empoli-t kundër Lecce-s. Mbrojtësi kuqezi u shtri në tokë dhe kërkoi zëvendësim të menjëhershëm, duke krijuar përshtypjen e parë që bëhej fjalë për dëmtim muskulor.

Burime pranë Kombëtares shqiptare bëjnë me dije se Ismajli nuk ka pësuar dëmtim muskulor dhe pritet të jetë në dispozicion të ekipit brenda javës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit