Dy ish-yje të Inter-it dhe një ish-yll i Milan-it, zbulohen tre kërkesat e Conte-s për Napoli-n

26 Maj 2024
12:39
Denis Hakanaj
back button

Me Antonio Conte që duket afër bashkimit me Napolin, raportohet se lista e dëshirave të tij përfshin Romelu Lukaku, Franck Kessie dhe Milan Skriniar.

Gian Piero Gasperini kishte qenë zgjedhja e parë për presidentin Aurelio De Laurentiis, por duket tani ai se është në bisedime të avancuara për të rinovuar me Atalantan.

Nëse Conte emërohet, atëherë ai do të dëshirojë rinovimin e skuadrës me yje të rinj dhe kërkon garanci të caktuara për merkaton.

Sipas menaxherit dhe ndërmjetësit Gigi Iacomino, disa nga emrat tashmë i janë dhënë klubit.

Janë disa favoritë të vjetër për Conte, konkretisht Lukaku, me të cilin ai ka punuar aq mirë në Inter dhe aktualisht është i dëshpëruar për t’u larguar nga Chelsea.

Napoli pret të shesë Victor Osimhen këtë verë, kështu që duhet një zëvendësim, dhe kandidatë të tjerë janë Joshua Zirkzee i Bologna-s ose Victor Boniface i Bayer Leverkusen.

Në mbrojtje, Conte thuhet se dëshiron ose Alessandro Buongiorno të Torinos ose ish-lojtarin e Interit, Skriniar, i cili aktualisht ka vështirësi te PSG.

Ish-mesfushori i Milanit Kessie është emri tjetër. Ai luan në Saudite Pro League me Al-Ahli, por ende vetëm 27 vjeç.

Një opsion më i lirë për krahun e majtë është Patrick Dorgu, 19-vjeçari që shkëlqeu te Lecce.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit