Është luajtur ndeshja e prapambetur e raundit të pestë të Ligës Unike për femra në basketboll, derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit. Në “Fahrie Hoti, skuadra bardheblu fitoi 76-64 ndaj të “kuqve”.
Një ndeshje e pritur me interes, shtyrë dy herë nga FSHB për shkaqe të ndryshme. Në fushë pati rivalitet shumicën e kohës, teksa të dyja ekipet e kërkuan fitoren. Pjesa e parë u mbyll 31-27 për vendaset.
Gjithçka u vendos në periodën e fundit, ku Tirana u shkëput e fitoi me meritë. Davis dhe Clough me nga 19 pikë secila ishin dy shënueset më të mira për bardheblutë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Semanjaku për Partizanin.
Liga Unike-Femra, java e 5-të
Tirana – Partizani, 76-64
Renditja: Bashkimi 9 pikë, Flamurtari 8 pikë, Partizani 8 pikë, Peja 7 pikë, Tirana 7 pikë, Junior Moni Bau 6 pikë.







