Amorim: Është një fitore që erdhi në momentin e duhur, duhet të jemi më cinikë

24 Janar 2025
8:51
Telesport
back button

Një gol i Bruno Fernandes në minutën e 92-të i dha fitoren skuadrës së Manchester United, që mundi 2-1 rangers në “Old Trafford” në Europa League. Një fitore e rëndësishme për “djajtë e kuq”, që vjen në një moment delikat të sezonit.

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, tha: “Nuk e meritonim barazimin dhe mendoj se ishte e drejtë që ne ta fitonim ndeshjen. Është një fitore që na duhej vërtet në këtë moment të sezonit”.

Kemi luajtur mirë, kemi qarkulluar topin dhe ishim të shpejtë. Humbëm kontrollin e lojës për shtatë minuta për shkak të vendimeve të vogla dhe të këqija. Edhe kur pësuam golin e Rangers, ishim shumë afër golit të dytë dhe humbëm shumë raste. Por u rikuperuam dhe ishte një fitore e mirë”, shtoi Amorim.

Jemi ende larg lojës sonë më të mirë por jemi përmirësuar nga ndeshja e fundit. Kundërshtari është ndryshe, shpejtësia është ndryshe, gjithçka është ndryshe. Ne bëmë mirë për kohën që na është dashur të stërvitemi”, shtoi Amorim.

Në fund, trajneri portugez i “djajve të kuq” kërkon më shumë cinizëm para porte nga lojtarët e tij: “Ne duhet të jemi më të saktë në momentet e duhura, më cinikë në sulm. Kjo mund të na ndihmojë shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit