Tirana ka fituar kundër Bylisit në transfertë duke u rikthyer te fitorja, që mungonte pikërisht prej sfidës së fundit me ata në kampionat.
Bardheblutë e Bledi Shkëmbit triumfuan me rezultatin 0-3 dhe morën 3 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë.
Më këtë fitore, Tirana është ngjitur përkohësisht në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa Bylis mbetet në të gjashtin me 24 pikë.







