Napoli-Juventus 0-1: gafë e pabesueshme nga Yildiz, Kolo Muani e nis me gol (Video)

25 Janar 2025
18:46
Telesport
back button

Napoli-Juventus është ndeshja e madhe e javës së 29-të të Serisë A.

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Maradona” mund të ishte zhbllokuar pas vetëm gjashtë minutash.

Ka qenë Yildiz, në fakt, që ka pasur një rast të pastër për të kaluar në avantazh bardhezinjtë, por goditja e tij është ndalur nga një pritje e pabesueshme e Meret.

Rasti i humbur nga Yildiz – Video

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 43-të nga një gol i Kolo Muani, sulmuesi që sapo është transferuar tek Juventus nga PSG.

GOLI I KOLO MUANI – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit