Dalin në shitje biletat Shqipëri-Andorrë, ndeshja e parë në shtëpi e eliminatoreve të Botërorit!

28 Janar 2025
17:23
Telesport
back button

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Pas ndeshjes ne “Wembley” ndaj Anglise, kuqezinjte do te presin ne shtepi ndeshjen e dyte.

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga kjo e martë kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun:

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Andorra  LINKU I FAQES

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit