Indrit Tuci do të jetë me shumë gjasa shqiptari i radhës që do ta shohim në Serie A. Sulmuesi kuqezi është gati të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi është pranë transferimit te Venezia.
Tuttoveneziasport.it raporton se Tuci është në radarin e drejtuesve të Venezia, të cilët po kërkojnë një sulmues të mirëfilltë për pjesën e mbetur të sezonit. Ende nuk bëhet e ditur nëse do jetë një huazim me të drejtë blërje apo transferim përfundimtar.
Tuci ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon më Sparta Prague, ku ka shënuar edhe 3 gola. Sulmuesi lezhjan u transferua në verën e vitit 2024 tek ekip çek nga Lokomotiv Zagreb për 1 milion euro.
25-vjeçari është ftuar dhe nga Sylvinho në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe një transferim në Serie A do ishte shtysë për të për të pasur më shumë minuta me Kombëtaren.







