Çmendet trajneri Almeyda i AEK, i vë duart në fyt një punonjësi të sigurisë pas humbjes (video)

3 Maj 2024
8:42
Telesport
back button

Matias Almeyda, trajneri i AEK-ut të Athinës, është përfshirë në një sherr pas humbjes 3-2 ndaj PAOK-ut në play off-in e kampionatit grek. Ish-mesfushori i Interit dhe Lazios u hodh në drejtim të një roje sigurie, duke i mbështjellë duart rreth fytit dhe përfundoi duke e mbytur.

Për fat të mirë, njerëzit që ishin pranë tij arritën ta bënin argjentinasin të dorëzohej. Siç raportohet nga mediat vendase, në një sherr masiv të nisur pas ndeshjes janë përfshirë edhe lojtarët dhe stafet e skuadrave përkatëse.

Pas ndeshjes, Almeida nuk u përpoq të zbusë atë që ndodhi, përkundrazi u justifikua duke thënë: “Më kanë shtyrë, ndaj më është dashur të reagoj”.

Unë jam burrë, më rrjedh gjak në vena dhe në fytyrë. Për disa provokime nuk munda të tërhiqem. Në fund mund të kem bërë një gabim, por disa gjëra nuk i pranoj”, u shpreh Matias Almeyda.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit