Atalanta po luan në shtëpi ndaj Torino-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Vendasit gjetën golin me Bellanova-n në minutën e 21′, por pas ndërhyrjes së VAR, u anulua goli.
Në minutën e 35′ ishte Berat Gjimshiti që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Bellanova-s nga goditja e këndit. Mbrojtësi kuqezi dërgoi topin me kokë në rrjetë duke kaluar kështu Atalanta-n në avantazh. SHIKO GOLIN
Berat Gjimshiti i zgjedhur pak ditë më parë si “Lojtari më i mirë i Kombëtares’ për vitin 2024, vazhdon të tregojë një super formë, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje, por duke ndihmuar ekipin dhe me gola, si ky i sotmi.
Nuk kaluan shumë minuta dhe miqtë barazuan shifrat me golin e Maripan.







