Diego Simeone ka regjistruar ndeshjen e 500-të si trajner i Atletico Madrid në fitoren 2-0 ndaj Mallorca. Një arritje e madhe për trajnerin argjentinas, duke qenë një nga ikonat e këtij klubi.
“Unë jam shumë i kënaqur me këtë rrugëtim. Kishte shumë njerëz në stafin teknik që nuk janë më këtu, lojtarë që ndanë një ide dhe që na shoqëruan. Kjo më bën shumë të lumtur”, tha Simeone.
“Dua të falënderoj për këto 500 ndeshje familjen time: gruan time, vajzat e mia, djemtë e mi. Unë e dua shumë këtë klub, por kam sakrifikuar familjen time, kam marrë kohë nga familja ime”, tha argjentinasi.
“Jam shumë me fat, kam pasur pranë meje njerëz që punojnë shumë mirë, shokë, drejtues, njerëz që na mbështesin vazhdimisht dhe lojtarë që na kanë ndjekur. Janë shumë njerëz që kanë lënë trashëgimi këtu”, tha Simeone.







