Barcelona po fiton 0-4 në Mestalla ndaj Valencia-s, në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Mbretit. Katalanasit gjetën golin e parë pa shkuar minuta e tretë.
Një pasim i mrekullueshëm i Balde për Ferran Torres, i cili nuk mund të gabonte, dukë dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi i Barcelonës nuk festoi golin ndaj ish-ekipit të tij. SHIKO GOLIN
Goli i dytë erdhi në minutën e 16-të sërish nga Ferran Torres. SHIKO GOLIN Në minutën e 22′, një assist fantastic i Pedri për Fermin Lopez, i cili e finalizon në mënyrën më të bukur. SHIKO GOLIN
Ferran Torres shënoi të tretin personal dhe të katërtin për Barcelonën në minutën e 30′ pas asistit të Raphinha-s. SHIKO GOLIN Kjo është çerekfinalja e fundit, tre ekipet e kualifikuara për në gjysmëfinale janë Atletico, Real Madrid dhe Real Sociedad.







