Niko Kovac e nis ters, Dortmund zhgënjen në shtëpi ndaj Stuttgart! “Ngec” edhe Leverkusen (video)

8 Shkurt 2025
17:28
Telesport
back button

Kroati Niko Kovac nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij në krye të stolit të Dortmund, pasi verdhezinjtë u mposhtë në fushën e tyre 1-2 nga Stuttgart, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të Bundesligës.

Pjesa e parë në “Signal Iduna Park” u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 50′, mbrojtësi i Dortmund, Anton, i pafat, dërgoi topin në portën e tij. AUTOGOLI I ANTON Ndërsa Chabot shënoi në minutën e 60′ golin e dytë pas një krosimi të bukur të Jamie Leweling në krah. SHIKO GOLIN

Julian Brandt ngushtoi shifrat me golin e tij në minutën e 80′ pas një prekje të lehtë para portë. SHIKO GOLIN E BRANDT Pas kësaj humbjeje, Dortmund renditet në vendin e 11-të, ndërsa Stuttgart ngjitet në vendin e katërt.

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen ngec në barazim pa gola në fushën e Wolfsburg. Me këtë hap fals të “Aspirinave”, shkon në 8 pikë diferenca mes Bayern të vendit të parë dhe ekipit të Alonsos që renditet pas tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit